VIDEO/ Red Bulli dominon Belgjikën. Spektakël nga Maks Vershtapen, Lëklerk nuk shkon më shumë se vendi i 5-të

Çmimi i Madh i Belgjikës u dominua totalisht nga Red Bulli me Maks Vershtapen që dhuroi spektakël në Spa.

vershtapen perez red bull

Piloti holandez e nisi garën nga vendi i 14-të për shkak të penalizimeve për ndërrimin e motorit në makinë dhe brenda 12 xhirove, 24-vjeçari e pa veten në krye të garës.

Lëklerk, i cili ishte gjithashtu i penalizuar, e nisi garën në vendin e 15-të, por për shkak të disa problemeve në makinë nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të, duke humbur dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke u kaluar nga Perez, i cili e përfundoi garën në vendin e dytë.

Ferrari mund të gëzohet me vendin e tretë të Sainz, i cili plotësoi podiumin, ndërsa Mercedez mori vetëm një vend të katërt me Rasëll, teksa Hamilton u largua që pas xhiros së parë, pas një përplasje me Fernando Alonson.

 

renditja

Kështu Vershtapen shkon shumë pranë titullit të dytë kampion me 284 pikë të grumbulluara, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez me 191 pikë, ndërsa Lëklerk numëron vetëm 186 pikë në vendin e tretë.

pilotet

Për sa i përket konstruktorëve, Red Bulli mund të quhet kampion me 475 pikë të grumbulluara, ndërsa Ferrari krijon distancë nga Mercedezi për vendin e dytë.

konstruktor

Arena e Lajmit


VIDEO/ Red Bulli dominon Belgjikën. Spektakël nga Maks Vershtapen, Lëklerk nuk shkon më shumë se vendi i 5-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook