Vieri rrëfen jetën private dhe bën parashikimet: Mesi më i fortë se Maradona, por Champions-in e fiton Siti

Pasi la futbollin e luajtur, Kristian Vieri ka qenë gjithmonë prezent në ambientin sportiv me opinionet e tij, por ndërkohë ka qenë gjithmonë edhe pjesë e mediave për jetën e tij personale.

kristian vieri

Sot i martuar dhe me dy fëmijë, ish-sulmuesi tregon jo vetëm historitë rozë të tij, por edhe pasionin e tij për sportin e padelit, pa harruar sigurisht pasionin e tij më të madh, futbollin dhe parashikimet e tij për këtë sezon.

FAMILJA – “Unë nuk kam qenë asnjëherë gati për një marrëdhënie të qëndrueshme. Sapo kisha dalë nga një marrëdhënie, isha 44 vjeç dhe jetoja në Majemi. I thashë vetes: Bobo,je këtu, shijoje jetën, zbavitu me shoqet e tua. Konstancën e njihja prej dy vitesh, por nuk kishte ndodhur asnjëherë asgjë, pastaj nisa t’i dërgoja vlerësimet e mia për fotot që postonte në “Instagram”.

Gjërat me të rrodhën dhe ja ku jemi 5 vite më vonë me dy fëmijë. Kemi vetëm një ndryshim, që ajo do t’i programojë gjërat dhe unë dua të jetoj spontanisht. Gjithsesi, mendoj se jam pjekur, edhe pse është e vështirë të shpjegosh momentin kur e ndien veten gati për të krijuar një familje me dikë. Por, mund t’ju them që Stela (3 vjeç) dhe Izabel (2 vjeç) janë gëzimi më i madhi jetës sime, bashkë me golat që kam shënuar”.

PADEL – “Tenisi kërkon teknikë, padeli jo dhe prandaj e aplikoj. Ne futbollistët vrapojmë për 20 vjet dhe sapo ndalojmë shtojmë peshë. Kjo edhe për faktin që nuk merremi më me vrap dhe palestër. Ndërkohë, padeli të sfidon mendjen, zbavitesh dhe lodhesh. Ronaldo erdhi nga Ibiza në Formentera për të luajtur dhe qëndruam jashtë deri në mesnatë, si budallenj”.

FUTBOLLI – “Bomberi më i fortë i të gjitha kohërave mendoj se është Mesi. E vendos para Maradaonës dhe Ronaldo “Fenomenit”. E di që shumë nuk do të jenë dakord, por nëse do të mendonim të gjithë njësoj do të ishte marrëzi. Nëse flasim për kompeticionet, mendoj se titullin në Itali e fiton Interi, ndërsa në Champions League besoj se do të triumfojë Mançester Siti, pasi Haland mund të shënojë deri në 40 gola këtë sezon dhe Guardiola është trajneri më i mirë në qarkullim”.

Arena e Lajmit


Vieri rrëfen jetën private dhe bën parashikimet: Mesi më i fortë se Maradona, por Champions-in e fiton Siti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook