Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 23 mijë euro në pikën kufitare Kakavijë

3079e62f A757 4656 83aa 7e09cdcf5318

Në pikën kufitare Kakavijë sekuestrohen 23900 euro.

Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për dy shtetasit me iniciale P. M., gjetën 11 850 euro në një çantë dhe shtetasi D. B., 45 vjeç, rezident në Greqi.

Njoftimi i policisë:

Goditen brenda pak orëve, 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 23 900 euro, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetases P. M., gjetën 11 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kjo shtetase nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 050 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 53 vjeçe, banuese në Memaliaj dhe D. B., 45 vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 23 mijë euro në pikën kufitare Kakavijë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook