Heqja e fashës 800 KWh për energjinë elektrike, ironizon Tabaku: Morën argumentet e opozitës dhe vendosën vulën e tyre

Tabaku

Pas vendimit të heqjes së fashës 800KWh për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar duke ironizuar qeverinë “Rama”.

Nëpërmjet një postimi në platformën “Twitter”, Tabaku është shprehur se, ishte qeveria që një muaj më parë refuzoi kërkesën e saj për të hequr fashën, ndërsa tashmë bëri të njëjtën gjë që kërkoi deputetja demokrate. E ka quajtur ironik këtë vendim për shkak se ishte ajo propozuesja e këtij vendimi.

Sipas saj, qeveria ka qenë e vëmendshme në mbledhjet e ERE-s ku ishte dhe opozita prezente. Tabaku a shkruar se qeveria mori argumentet e opozitës, i paketoi dhe i propozoi me vulën e saj.

Postimi i i plotë Jorida Tabakut:

ERE ka miratuar heqjen e fashës 800 KWh një muaj pasi rrëzoi kërkesën time po për rrëzimin e kësaj fashe. Arsyet? Ato që paraqita unë një muaj më parë. Përse ERE miratoi kërkesën time një muaj më pas? Me siguri ndihmë në ndërgjegjësimin e institucionit të pavarur ka luajtur dhe propozuesi ri, qeveria. Kjo e fundit ka qenë e vëmendshme në mbledhjet e ERE ku opozita ishte prezente. Morri argumentet i paketoi dhe i propozoi me vulën e saj. KUDOS!

Heqja e fashës 800 KWh për energjinë elektrike, ironizon Tabaku: Morën argumentet e opozitës dhe vendosën vulën e tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook