Korrupsioni në Portin e Durrësit/ “Është shndërruar në normalitet”, Mentor Kikia: Kur shohin çdo ditë që Rama akuzohet pa fund, thonë pse mos ta bëjmë edhe ne

Kikia

Në pjesën e dytë të emisionit “Open”, po diskutohet në lidhje me investigimin e News24, i cili ka nxjerrë në pah korrupsionin dhe rryshfetin në Portin e Durrësit.

Sipas pamjeve të publikuara ditët e fundit, janë zbuluar 13 raste ku në këmbim të rryshfetit, zyrtarë të doganës i dorëzojnë plumbçet e sigurisë shoferëve të kamionëve, dhe nuk i vendosin vetë, siç është edhe procedura, Në bazë të rregullave, duhet të kryhet një kontroll fizik, e më pas të vendoset kjo plumbçe, me qëllim që kamionët të mos hapen deri në destinacionin final.

I ftuar në emision, gazetari Mentor Kikia, u shpreh se referuar pamjeve, kuptohet që korrupsioni është shndërruar në normalitet dhe se pavarësisht një stepjeje për disa kohë, kohët e fundit korrupsioni në çdo sektor ka marrë hov.

“Histori Deja Vu, është shndërruar në normalitet sa mendon që kushdo që ka një post apo mundësi të përfitojë e bën dhe kjo duket normale. E kundërta do të ishte anormale. Që nga gjykatësi, prokurori, doganierët që kryesonin listën, sa doli edhe ajo batuta që një doganieri i tashmë është dita e rrogës e tha, pse ka rroga këtu?
Kishte një farë stepje, por së fundi ka një lirim nga zinxhirët që gjithkush të shpërdoroj detyrën sa munden. Është si një epidemi. Ndërkohë që shohin atë lart që akuzohet pa fund, ai aty në derë thotë po unë ç’po bëj kështu.

Lehtësia me të cilën veprohej, duket se ishte shndërruar në rutinë. I thithte paratë si fshesë me korent. Nuk e percepton të bëjë një ditë punë pa marrë një përfitim”, ka deklaruar ai.

(BallkanWeb)

Korrupsioni në Portin e Durrësit/ “Është shndërruar në normalitet”, Mentor Kikia: Kur shohin çdo ditë që Rama akuzohet pa fund, thonë pse mos ta bëjmë edhe ne

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook