Përplasja Rama-ambasadorja Kim për kreun e SPAK, Murati: Kryeministri të merret me mandatin e ambasadorëve tanë në botë

Erli Murati99

Është thelluar përplasja publike mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, për çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK dhe ecurinë e reformës në drejtësi.

Për të folur rreth kësaj çështje në studion e News24 ishte i ftuar Erl Murati. Ai tha se është e dukshme që ka përplasje me klasës politike dhe diplomacisë.

“Nga njëra anë kemi ambasadoren amerikane e cila ka përsëritur se nuk duhet të ketë presione politike. Nga ana tjetër kemi qëndrimin e Ramës që ka thënë se ambasadore amerikane i ka përfunduar mandati dhe ka përsëritur se kreun e ri të SPAK nuk e zgjedh ambasada amerikane. Kjo përplasje lindi me deklaratën e Ministrisë së Jashtme kur deklaroi se ambasadores amerikane i ka mbarua mandati dhe do nisin procedurat për zëvendësimin.

Kjo është e pazakontë. Ishte një deklaratë që nuk do thoja e nxituar, por ironike. Kujtoj që ambasadorja jonë në Amerikë ka 7 vite. Do të ishte e udhës që Rama të merret me mandatin e ambasadorëve tanë në Europë. Ky është mesazh i hapur, për të dhënë shenje që ambasadorja amerikane është e dobët. Unë them që është surprizë pozitive që dje ambasadorja amerikane tha se pret më shumë nga drejtësia dhe kështu si është situata nuk mund të vazhdohet. Reforma në Drejtësi është projekt i frymëzuar nga SHBA, i ndjekur hap pas hapi dhe është e financuar nga taksapaguesit amerikanë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Përplasja Rama-ambasadorja Kim për kreun e SPAK, Murati: Kryeministri të merret me mandatin e ambasadorëve tanë në botë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook