Shitja më e shtrenjtë në historinë e Ajaksit/ Ylli brazilian arrin akordin total me…

Mungon vetëm zyrtarizmi! Mançester Junajtid ka arritur një marrëveshje në parim me Ajaksin për transferimin prej 100 milionë eurosh të anësorit brazilian Antoni, i cili do të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Ajaksit.

antony-3-780x439

Junajtid një shumë fikse prej 95 milionë euro me pesë milionë bonuse, e cila përfshin një pagesë shtesë për klubin e mëparshëm të Antonin, Sao Paulo. Duket se palët kanë rënë dakord dhe braziliani do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

Holandezët e Ajaksit kishin refuzuar ofertën e Junajtid prej 90 milionë euro të premten dhe këmbëngulën se lojtari nuk do të shitej. Megjithatë, qëndrimi i tyre u zbut pas një takimi të bordit dhe ofertës së shtuar të Junajtid. Ata gjithashtu kanë rikthyer ofertën e tyre për të nënshkruar Hakim Zihek të Çelsit si zëvendësues te Antoni.

Arena e Lajmit


Shitja më e shtrenjtë në historinë e Ajaksit/ Ylli brazilian arrin akordin total me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook