Skandali në Portin e Durrësit/ “Flisnin sikur po shisnin abone autobusi”, zyrtarja e PD: Korrupsioni gëlon në të gjitha fushat. Kalojnë kamionë me banane…

Capture

Ditët e fundit News24 ka denoncuar skandale nga Porti i Durrësit, ku janë zbuluar raste të korrupsionit në dogana.

E ftuar në emisionin “Open” në News24 Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, ka deklaruar se korrupsioni po gëlon në Shqipëri në të gjitha fushat.

“Një sistem e kapilar i ngritur i korrupsionit që po gëlon në Shqipëri në të gjitha fushat. Kemi shefa të doganave të implikuar dhe edhe pse ka me qindra mijëra kamera, aty flitet pa shqetësim sikur po shesim abone autobusi. Kemi të implikuar njerëz që janë shumë pranë Ramës. Ndërkohë që rrugëtimi vijon qetësisht, kuptohet që kemi të bëjmë me një regjim mafioz. Në Portin e  Durrësit kalojnë bananet e kur kalojnë maunet nuk besoj që doganierët, shefat apo kontrollorët nuk janë aty dhe nuk kanë dijeni”, ka deklaruar ajo.

Arena e Lajmit

Skandali në Portin e Durrësit/ “Flisnin sikur po shisnin abone autobusi”, zyrtarja e PD: Korrupsioni gëlon në të gjitha fushat. Kalojnë kamionë me banane…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook