Tensionet në veri/ Nga provokimet serbe te strukturat ilegale të orkestruara nga Beogradi, zbardhen diskutimet në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë me Kurtin

Tensionet Veri Koaove

Një delegacion i Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) u prit sot në një takim pune nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti.

Kryeministri Kurti informoi rreth situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, të shkaktuar nga provokimet e Serbisë dhe strukturat ilegale paralele të orkestruara prej saj, dhe masat e marra nga qeveria e tij për respektimin e shtetit ligjor në këtë pjesë të Kosovës.

Delegacioni i KASH shprehu mbështetjen e tij të pa kursyer për qeverinë e Kosovës dhe ofroi ndihmën e tij në përballimin e sfidave aktuale të saj për normalizimin e situatës në veriun e Kosovës. KASH vlerëson se Kosova është në të drejtën e saj legjitime për të vendosur shtetin ligjor në mbarë territorin e saj, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje që e gjithë klasa politike në Kosovë të jetë e unifikuar në mbrojtje të interesave themelore të vendit, përkundër provokimeve të vazhdueshme që vijnë nga Serbia, si dhe në vijueshmërinë e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e në mënyrë të veçantë në negociatat e mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Kryeministrin Kurti u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të qëndrimeve dhe iniciativave në mbështetje të proceve eurointegruese të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për Aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.

Arena e Lajmit

Tensionet në veri/ Nga provokimet serbe te strukturat ilegale të orkestruara nga Beogradi, zbardhen diskutimet në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë me Kurtin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook