Çmimi i Madh i Belgjikës prodhoi një moment aspak të këndshëm mes dy pilotëve, Fernando Alonso dhe Luis Hemilton që u përplasën me njëri tjetrin në startin e garës.
Përgjegjësinë për aksidentin e mori britaniku i cili pranoi fajin, por me Alonson që vazhdoi të mbetej i pakënaqur dhe e quajti britanikun një idiot për atë veprim.
Lidhur me këto komente ka folur dhe vetë Hemilton i cili ka theksuar se do të kërkonte falje por pas këtyre komenteve nga Alonso as nuk e mendon më këtë gjë.
“Nuk ka përgjigje për komentet e tij, por është mirë të dish publikisht se çfarë mendon ai për mua. Siç e thash ishte e paqëllimshme dhe pranoj përgjegjësitë e mija.
Do ti kërkoja falje, por tani nuk e mendoj më pas fjalëve që tha.”, u shpreh Hemilton.
LEXO EDHE:
U përplasën në Çmimin e Madh të Belgjikës, Alonso reagon ashpër ndaj Hemilton: Është Idiot!
Arena e Lajmit