Junajtid del nga kriza, Fernandes “ul me këmbë në tokë” skuadrën: Nuk fitohet titulli me dy ndeshje

Bruno Fernandesh shënoi golin që i dha fund formës së tmerrshme të Mançester Junajtidit pas shtatë humbjeve radhazi në transfertë dhe u siguroi “Djajve” suksesin e dytë radhazi në kampionat pas dy disfatave në sfidat e para. “Nuk fitohet titulli me një apo dy fitore”, tha mesfushori portugez pas golit spektakolar në minutën e 10-të të pjesës së dytë, i cili mjaftoi për të gjunjëzuar Sauthemptonin në transfertë. “Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin shpirt për pjesën tjetër të sezonit.

BRUNO FERNANDES

Kjo është ajo që kërkon ky klub i madh. Ndjeva një ndryshim të madh në grup pas ndeshjes me Brentfordin. E ndjeva menjëherë në stërvitje se donim të ndryshonim në mënyrën se si luajmë, dhe në rezultate. Pas Liverpulit, të gjithë mund ta ndienin. E vendosëm standardin dhe tani duhet të vazhdojmë dhe nëse mundemi, ta përmirësojmë atë”, shtoi fantazisti i Ten Hagut, i cili me uljen e kapitenit Herri Meguajër në stol, ka marrë në dorëzim edhe shiritin e liderit. Suksesi në “St Mary’s” kompletoi javën perfekte të Junajtidit, që e nisi sezonin me humbjet ndaj Brajtonit në shtëpi dhe Brentfordit 4-0. Por skuadra e Ten Hagut u përgjigj të hënën e shkuar me fitoren 2-1 ndaj rivalëve të Liverpulit, përpara suksesit minimal edhe ndaj “Shenjtorëve”.

Kjo ishte hera e parë gjithashtu që skuadra arriti dy fitore radhazi në Premier Ligë që prej muajit shkurt. “Ne bëmë atë që duhet të bëjmë”, shtoi portugezi, i cili shpërdoroi një rast të mirë me kokë në pjesën e parë: një krosim të Diogo Dalotit, që u pasua me një rrëmujë në zonën e rivalëve, me bllokime dhe pritje. Por Mançesteri vazhdoi ta kërkonte golin me këmbëngulje dhe në minutën e 55- të, Bruno Fernandesh finalizoi një goditje fluturimthi pas një tjetër krosimi të bukur të Dalotit. Ai lavdëroi edhe punën e Elangës dhe Rashfordit: “Ishte një top i shkëlqyer. Ishte një aksion fantastik nga Antoni. Gjithçka ishte perfekte. Markus që vrapon dhe krijon hapësirën për mua. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Prandaj luajmë për Mançester Junajtidin”.

Arena e Lajmit


Junajtid del nga kriza, Fernandes “ul me këmbë në tokë” skuadrën: Nuk fitohet titulli me dy ndeshje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook