“Kam ujitur bimët, nëse nuk ndiqja udhëzimet…”, kapet në një “shtëpi” bari, 6 muaj burg për të riun shqiptar në Britani (EMRI)

Police Found A Cannabis Farm During A Raid On Middleton Road C.png.article 962

I riu shqiptar, Diamont Bunguri është dënuar me 6 muaj burg në Angli, pasi është kapur duke u kujdesur për një fermë kanabisi.

Mediat vendase shkruajnë se 27 vjeçari kishte hyrë ilegalisht me gomone në Britani dhe tani ndodhet në paraburgim. Ngjarja ka ndodhur më datë 6 mars.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 156 bimë hashashi me një vlerë prej 127000-156000 paund.

Bungari u arrestua pasi u identifikua si banuesi i vetëm në ndërtesë dhe u konstatua se ndodhej ilegalisht në Britani. Gjatë seancës gjyqësore ai tha se kishte shkuar në Britani në tetor të vitit të kaluar nëpërmjet një gomone për të kërkuar azil dhe për të punuar në mënyrë legjitime.

Bungari tha se ka punuar më parë në ndërtim, por që zgjati vetëm disa ditë. Pasi mbeti pa para dhe pa vend për të qëndruar, atij iu ofrua të punonte “ujitës të bimëve” dhe “me keqardhje ra dakord” pasi “nuk kishte zgjidhje”.

Ai tha se “I kam ujitur bimët sipas udhëzimeve. Isha i frikësuar nga pasojat nëse nuk do të ndiqja udhëzimet. Isha në pronë 10 ditë përpara bastisjes nga policia”.

Drejtësia britanike vendosi dënimin me gjashtë muaj burg për Bungurin.

Arena e Lajmit

“Kam ujitur bimët, nëse nuk ndiqja udhëzimet…”, kapet në një “shtëpi” bari, 6 muaj burg për të riun shqiptar në Britani (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook