Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave, 2 të plagosur

Aksident Ne Tirane

Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut. Automjeti tip  “Audi A8” i drejtuar nga 20-vjeçari i Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Gazetari Igli Çelmeta, tha se ka humbur jetën 20-vjeçari që drejtonte Audin A8, duke e çuar numrin e viktimave në 3.

Më herët u raportua se nga aksidenti humbën jetën edhe dy shtetase. Ndërkohë aktualisht dy të tjerë ndodhen të plagosur.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.

Arena e Lajmit

Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave, 2 të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook