Debati për pallatin në Kombinat/ “Kush u preu ujin dhe dritat, i ka prerë vetes biletën për qeli”, Këlliçi nxjerr shkresat: Duam projektin e ndërtimit të pallatit!

Kellici

Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demokratike, kandidat i PD-së, për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale ka reaguar në lidhje me debatin për shembjen e pallatit në Kombinat, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Këlliçi thekson se i ka drejtuar kërkesë për informacion institucioneve, Bashkisë Tiranë, OSHEE-së, UKT-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku kërkohet projekti për ndërtimin e pallatit.

REAGIMI I KËLLIÇIT
Pas disa situatave që bashkë përjetuam ditënatë me banorët e pallatit nr. 4 në Rr. “Myslym Keta”, i drejtova tani kërkesë për informacion 4 institucioneve, Bashkisë Tiranë, OSHEE-së, UKT-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Nënkryebashkiaku Mazniku ishte shumë i zellshëm për të folur me shkresa. Po i përgjigjemi me 4 shkresa bashkë me banorët, për të cilat duam përgjigje.
Duam projektin e ndërtimit të pallatit!
Institucionet që kanë mësyrë në shtëpitë e banorëve, në pronën e tyre, pa asnjë shkresë apo vendim, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, të mbajnë përgjegjësi!
Kush u preu ujin dhe energjinë elektrike i ka prerë vetes biletën për qeli.
I kërkoj Policisë së Shtetit të nisë hetimet për këto veprime arbitrare!

Debati për pallatin në Kombinat/ “Kush u preu ujin dhe dritat, i ka prerë vetes biletën për qeli”, Këlliçi nxjerr shkresat: Duam projektin e ndërtimit të pallatit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook