“E shoh që ka shumë teori konspirative”, ambasadorja Kim flet pas seancës dëgjimore me kandidatët për kreun e SPAK: Anëtarët e KLP të mos votojnë…

9be31504 740c 48fd 884b 51b9db4cf6ba

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një deklaratë për mediat pas seancës dëgjimore që u zhvilluar për kreun e SPAK.
Gjatë fjalës së saj Kim tha se ka pasur shumë teori konspirative, duke shtuar se prioriteti i SHBA është drejtësia.

Ndër të tjera ambasadorja amerikane e bëri të qartë se do ta ndjekë nga afër procesin.

“Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Erdha për të thënë që është një moment i rëndësishëm. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë të drejtpërdrejta me shtetin shqiptar. Ju e dini se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e fshehta.Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar nga qeveria e vendit.

Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që  e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon medias dhe qytetarëve që ndjekin procesin. Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne. Njerëzit kërkojnë ndryshim, është shumë e qartë. Ndaj ky është një çast i rëndësishëm. Është i rëndësishëm për anëtarët e KLP që kanë dëgjuar kandidatët dhe u kanë bërë pyetje të vështira. Jemi me fat sepse kemi tre kandidatë të kualifikuar, por kanë një vendim të vështirë, baza e këtij vendimi duhet të jetë objektive, në bazë të kritereve dhe i kualifikimeve. Nuk duhet të bazohet nga kërcënime apo premtime për favore. Kjo do të thyente integritetin e procesit zgjedhës. Gjithashtu është e rëndësishme për personin që do të përzgjidhet në krye të SPAK, sepse ai duhet ta kuptojë që është zgjedhur në bazë të kritereve dhe kualifikimeve dhe jo në bazë të premtimeve apo kërcënimeve që të mos pandehë se i detyrohet diçka dikujt. Kushdo të zgjidhet, duhet të marrë në konsideratë që pronari i vetëm është ligji dhe duhet të ndihmojë për më të mirën në këtë vend. Nuk ka asnjë tjetër të veçantë, erdha këtu sepse në këtë kohë ma lejonte axhe nda ime, kjo është shumë e qartë, ky është mesazhi im, ju falënderoj dhe do ta ndjek nga afër këtë proces po aq sa dhe ju.”, ka thënë Kim.

Arena e Lajmit

“E shoh që ka shumë teori konspirative”, ambasadorja Kim flet pas seancës dëgjimore me kandidatët për kreun e SPAK: Anëtarët e KLP të mos votojnë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook