Grabitjet e futbollistëve, policia spanjolle shpjegon: Janë të rinj që tërheqin vëmendjen, marrin në shtëpi persona të cilët…

Grabitjet e futbollistëve dhe shtëpive të tyre në Spanjë janë kthyer në një telash të madh në vitet e fundit. Brenda pak ditësh, viktima u bënë Samu Kastijeho, Robert Levandovski dhe Pierr Emerik Aubamejang.

sdfsdasdasd

Të parit, hajdutët i hynë në shtëpi ndërsa po luante një ndeshje me Valencian, duke vjedhur gjëra me vlerë. Të dytit, hajdutët i morën orën nga dora ndërsa ishte në makinë dhe po firmoste autografe në dyert e klubit të Barcelonës. Ndërsa i treti është grabitur mbrëmë vonë në darkë në shtëpin e tij nga persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët i kanë marrë para dhe sende me vlerë.

Ngjarje shumë ët rënda, të cilat policia spanjolle i lidh me faktin se duke qenë persona publik dhe me një jetë publike mjaft të dukshme, pasi dihet kur janë në stërvitje, apo në ndeshje, bëhet e thjeshtë që të hyhet në banesat e tyre.

“Janë objektiva të thjeshtë për t’u kontrolluar. Tërheqin shumë vëmendjen. Kanë makina luksi, bizhuteri, orë, rrjete sociale…”, kanë shpjeguar burime nga policia spanjolle për ”Marca”. Policia sidomos ka paralajmëruar lojtarët që të mos lejojnë këdo në shtëpitë e tyre. “Janë të rinj që shpesh fusin persona në shtëpi, të cilët më pas tregojnë jashtë saj atë që kanë parë”, shprehen burimet e policisë.

Shumë klube, për të kontrolluar disi këtë situatë, kanë udhëzuar lojtarët dhe familjarët e tyre të mos postojnë asnjëherë ambientet e brendshme të shtëpive të tyre, për të mos ua bërë më të thjeshtë hajdutëve që të dinë ku janë të pozicionuara disa nga gjërat që kanë.

PANORMASPORT.AL


Grabitjet e futbollistëve, policia spanjolle shpjegon: Janë të rinj që tërheqin vëmendjen, marrin në shtëpi persona të cilët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook