Interi dhe tekniku, Simone Inzagi nuk janë duke kaluar një moment pozitiv pas disfatës ndaj Lacios dhe lajmit për dëmtimin e Lukakut, por në ditën e sotme zikaltërit i janë gëzuar një rikthimi në skuadër, ai i mesfushorit Henrik Mikitarjan.
Armeni i cili ishte dëmtuar dhe kishte munguar në dy ndeshjet e fundit në kampionat rikthehet në dispozicion të zikaltërve për sfidën derbi ndaj Milanit, por pritet të grumbullohet që në ndeshjen e nesërme ndaj Cremonezes në “San Siro”
Interi aktualisht pret të mësojë shkallën e dëmtimit të Lukakut dhe kohën që do ti duhet begut për t’u rikthyer ku prezanca ndaj Milanit duket gati gati e pamundur.
Arena e Lajmit