Klubi anglez tërhiqet për mesfushorin e Juves, tani ai mund të përfundojë në Portugali

E ardhmja e Artur Melos duket ende e paqartë, me mesfushorin brazilian që nuk ka gjetur ende asnjë klub ku do të vazhdojë për këtë sezon.

artur melo

Juventusi kërkon ta largojë patjetër, duke parë që ai merr një nga rrogat më të larta në skuadër, por braziliani ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi asnjë klub nuk është i gatshëm të ofrojë të njejtën shumë që ai përfiton te bardhezinjtë.

I interesuar së fundmi ishte Evertoni, por duket se klubi anglez do të rikthejë Idrisa Gueje dhe kështu është tërhequr nga ideja për të afruar në “Goodison Park” brazilianin.

Kështu, në garë për të është futur Sportingu i Lisbonës. Siç bëjnë me dije mediat, klubi portugez është gati që t’i plotësojë kushtet Arturit dhe Juventusi është gati të ulet për të negociuar.

Arena e Lajmit


Klubi anglez tërhiqet për mesfushorin e Juves, tani ai mund të përfundojë në Portugali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook