“Nëse e mbyllim kampionatin me 6 pikë do të biem”, Kolela: Ka meritë dhe tekniku i mëparshëm, unë vetëm…

Partizani arriti një fitore të rëndësishme, duke mundur në Elbasan Laçin me rezultatin 1-0. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i “Demave”, Xhiovani Kolela, nuk e fshehu gëzimin dhe theksoi se skuadra duhet të vazhdojë kështu.

bandicam 2022-08-29 21-48-37-058

“Nëse e mbarojmë kampionatin me 6 pikë i bie që të rrëzohemi. Kemi bërë në ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur mjaft raste për ta mbyllur ndeshjen dhe jo ta mbyllnim në këtë rezultat.

Mendoj që skuadra duhet të punojë përtej lojtarëve që ka kundërshtari. Për sa i përket momenteve negative duhet t’i përmirësojmë më shumë në të ardhmen. Mazrekaj është një lojtar i shkëlqyer, por problemi nuk është aty. Ne duhet të punojmë si skuadër.

Jam i kënaqur vetëm për tre pikët. Ne do të synojmë të marrim 3 pikët ndeshje pas ndeshje. Kemi shumë punë për të bërë pasi rruga është shumë e gjatë.

Sigurisht tekniku që ishte përpara ka bërë një punë mjaft të mirë. Në të kundërt skuadra nuk do bënte kaq mirë. Unë thjesht po përpiqem që të fus konceptet e mija që kam për skuadrën”, u shpreh Kolela.

Arena e Lajmit


“Nëse e mbyllim kampionatin me 6 pikë do të biem”, Kolela: Ka meritë dhe tekniku i mëparshëm, unë vetëm…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook