Plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pasi shkoi i dehur në banesë, ‘arrest shtëpie’ për nënën e 3 fëmijëve në Fier

Masa4344343

Arinarda Asllani, 33-vjeçarja e cila akuzohet se plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, është liruar nga burgu, duke iu caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Masa u dha nga gjykata e Fierit, ndërsa edhe prokuroria ka pasur të njëjtën kërkesë.

Ngjarja ndodhi më 8 mars në banesën e tyre në lagjen “Liri”.

33-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç Arjan Jorgati.
Mësohet se Jorgati ka shkuar ne gjendje te dehur në banesën ku bashkëjetonte me 33-vjeçaren dhe tre fëmijët e saj.

Pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar ne konflikt fizik mes tyre dhe me pas gruaja e ka goditur me mjete prerës në dore. Gjate kohës kur ka ndodhur ngjarja fëmijët e mitur të autores kanë qenë në gjumë. Masa në fjalë u caktua duke marrë në konsideratë edhe faktin se Asllani ka tre fëmijë të mitur.

Arena e Lajmit

Plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pasi shkoi i dehur në banesë, ‘arrest shtëpie’ për nënën e 3 fëmijëve në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook