“Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë”, Vasili: Kryeministri bashkëpunon me Vuçiçin, çdo ditë shënohet një skandal i rëndë

Vasili Petrit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për lajmin e publikuar nga gazeta malazeze “Pobjeda” në një shkrim të botuar sot ku ka denoncuar një skandal të madh, duke thënë se Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.

Vasili thotë se me kryeministrin Edi Rama çdo ditë shënohet një skandal më i rënë dhe më i paimagjinueshëm se tjetri.

Statusi:

Plas skandali: Edi Rama ka bashkëpunuar me Vuçiç për të thyer embargon e BE ndaj Rusisë!

Me Edi Ramen çdo dite shenohet nje skandal me i rende dhe me i paimagjinueshem se tjetri.

Një shkrim i të përditshmes “Pobjeda” në Malin e Zi ka denoncuar një skandal të përmasave ndërkombëtare, sipas të cilit Edi Rama dhe Dritan Abazoviç u bënë pjesë e thyerjes së embargos së SHBA dhe BE duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.

Sipas “Pobjeda”, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zit përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit. Në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.

Për muaj të tërë, sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse u transportuan me kamionë nga porti shqiptar i Durrësit, përmes pikës kufitare të Bozhajt dhe më tej përmes territorit malazez drejt Serbisë

Për më shumë se një vit, trembëdhjetë muaj më saktë, sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse shkuan nga Shqipëria, nëpërmjet Malit të Zi në Serbi, dhe në deklaratat doganore në fillim shkruhej qartë vendi i origjinës – Federata Ruse

I gjithë operacioni u projektua dhe u krye me dijeninë e autoriteteve të Beogradit, Tiranës dhe Podgoricës dhe kontraktorët ishin njerëz shumë të afërt me autoritetet e këtyre tre vendeve.

Me Edi Ramen Shqiperia po perjeton ditet me te errta te historise se saj.

Largimi i tij eshte me shume se mision dhe me shume se detyre patriotike sepse eshte ne rrezik ekzistenca e Shqiperise mijravjecare dhe e identitetit te cdo shqiptari.

P.S.Dokument i publikuar nga gazeta malazeze Pobjeda qe provon gjithçka.

“Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë”, Vasili: Kryeministri bashkëpunon me Vuçiçin, çdo ditë shënohet një skandal i rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook