Partizani arriti një fitore minimale përballë Laçi duke mbyllur kështu javën e dytë të “Abissnet Superiore”, duke udhëhequr i vetëm në tabelën e renditjes.
Në vendin e dytë, të tretë e të katërt, ndodhen Bylis, Tirana dhe Erzeni, me nga katër pikë secila.
Skuadra ballshiote barazoi në transfertë me Teutën, me rezultatin 1-1, ndërsa bardheblutë mundën në Rrogozhinë Egnatian me rezultatin 0-2. Për sa i përket Erzenit, ajo barazoi pa gola përballë Kastriotit.
Laçi dhe Vllaznia ndahen me nga tre pikë, me shkodranët që mposhtën Kukësin në shtëpi me rezultatin 2-1. Kjo e fundit vazhdon të jetë me një pikë, njësoj si Teuta e Kastrioti.
Vendin e fundit në tabelë e mban Egnatia, duke qenë e vetmja skuadër pa asnjë pikë.
REZULTATET:
E SHTUNË (27.08.2022)
TEUTA 1-1 BYLIS
Hebaj 77’ / Antoni 41’
KASTRIOTI 0-0 ERZENI
E DIELË (28.08.2022)
EGNATIA 0-2 TIRANA
Kallaku 15’, Hasani 54’
VLLAZNIA 2-1 KUKËSI
Heriç 27’, Marku 90+5’ / Zivkoviç 57’
E HËNË (29.08.2022)
PARTIZANI 1-0 LAÇI
Skuka (P) 45’
RENDITJA:
Arena e Lajmit