Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie të pabanuar në Korçë, pronarët kishin ndërruar jetë 4 vite më parë

E9823529 788d 4bd1 B263 4abac3cf08bf

Në fshatin Bulgarec, të Korçës, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

BalkanWeb mëson se ende nuk dihet arsyeja pse është hedhur bomba një banesë të zbrazur. Sipas burimeve dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë adoleshent ose person i pa përgjegjshëm. Në këto momente po merren në pyetje personat që banojnë afër vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie të pabanuar në Korçë, pronarët kishin ndërruar jetë 4 vite më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook