Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Tiranë/ Makina ra nga mbikalimi mbi kofanon e një mjeti tjetër, ja gjendja shëndetësore e të plagosurve

Aksident Ne Tirane

Një aksident me pasoja tragjike u raportua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, përkatësisht në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Saukut.

Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, pasi një automjet që dyshohet se udhëtonte me shpejtësi ra nga mbikalimi dhe më pas ka rënë mbi kofanon e një makine tjetër automjeti. Dy shtetase humbën jetën dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, tre të tjerë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanËeb”, se gjendja shëndetësore e një prej të plagosurve është e rëndë.

“Nga informacionet që kam marrë më bëhet me dije se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa për dy personat e tjerë ende nuk kemi informacion se si është gjendja e tyre shëndetësore. Audi ‘A8’ ka rënë nga mbikalimi si pasojë e shpejtësisë. Personat që kanë qenë në automjetin tip Audi kanë humbur jetën. Audi A8 nga shpejtësia e lartë çau bordurën dhe ra nga mbikalimi. Personat që ndodhen në automjetin tip Honda, janë plagosur”, raportoi gazetari Igli Çelmeta

Arena e Lajmit

Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Tiranë/ Makina ra nga mbikalimi mbi kofanon e një mjeti tjetër, ja gjendja shëndetësore e të plagosurve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook