Vendimtar si titullar, Zhiru premton betejë për “Skudeto”-n e dytë radhazi: Ky është vetëm fillimi…

Ndeshja e parë si titullar dhe goli i parë sezonal pas atyre të shënuar nëpër miqësoret e verës. Olivie Zhiru duket gati për një tjetër fushatë emocionuese në kampionat. Ndaj Bolonjës shënoi në mënyrë spektakolare dhe, me sa duket, sivjet ka si synim të shënojë edhe në ndeshjet e ashtuquajtura të lehta.

zhiru

Si ishte ndeshja?

U argëtuam dhe na bëri mirë fakti që vuajtëm disi për të gjetur golin e dytë. Bolonja është gjithmonë një rivale e vështirë, por mendoj se e merituam të fitoni.

Duket sikur po rigjeni formën dhe golat?

Kisha nevojë për një ndeshje të tillë, sidomos në aspektin fizik. Sigurisht edhe shënimi të jep besim. Mendoj se jo gjithçka është perfekte, por në sulm kemi shumë cilësi e herët a vonë e gjejmë rrugën e golit. Mendoj se na duhet kohë për të punuar, por është një kënaqësi e madhe të luajmë me këta shokë.

Si ishte paraqitja e skuadrës nga pikëpamja juaj?

Mendoj se skuadra zhvilloi një lojë shumë të mirë me shumë soliditet deri në fund. Vrapuam të gjithë edhe për njëri-tjetrin. Jam shumë i lumtur që luajta të gjithë ndeshjen, nuk kisha luajtur për nëntëdhjetë minuta që nga 31 korriku.

Ndaj Sasuolos mund të uleni në stol për t’i bërë vend Origit…

Divoku është rikthyer pas një periudhe të gjatë, gjatë së cilës ka qenë i dëmtuar. Prej kohësh ka punuar duke vuajtur, por tani është mirë dhe po bën të pamundurën që të jetë gati për të dalë në fushë. Ai është një lojtar shumë i fortë, me të ka edhe më shumë konkurrencë dhe është diçka pozitive.

Pra, jeni gati të uleni në pankinë?

E thasë se kisha kohë pa luajtur titullar dhe pas Bolonjës isha i vdekur. Gëzimi i golit do të më ndihmojë të marr veten më shpejt e do të jem gati për Sasuolon. Zgjedhjet, në fund, i takojnë trajnerit. Unë jam gjithmonë gati të jap kontributin tim.

Duket sikur nuk ju mungojnë stimujt?

E them gjithmonë se në këtë profesion duhet të punosh çdo ditë nga e para. Kemi shumë ndeshje e le t’i marrim me radhës. Milani ka 19 takime që nuk humbet dhe dëshirojmë që ta zgjasim këtë ecuri falë shpirtit ekipor që kemi.

Sa shanse ka Milani për ta fituar përsëri titullin?

Përvoja e vitit të kaluar na ka bërë mirë, megjithatë jemi një grup me moshë relativisht tëre. Për skudeton jemi në garë me pesë skuadra dhe duke qenë se është fillim e kam të vështirë të bëj parashikime.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Vendimtar si titullar, Zhiru premton betejë për “Skudeto”-n e dytë radhazi: Ky është vetëm fillimi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook