Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK/ Bardhi: Duhet të mbështetet dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës

Gazemnd Bardhi2222

Deputeti i PD Gazment Bardhi me anë të një postimi në Twitter ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, teksa ka thënë se dhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës.

“Për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD.

Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës.

Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë”, shkroi ai në Twitter.

Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK/ Bardhi: Duhet të mbështetet dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook