Ish-mesfushori i Milanit, Lukas Paketa, është futbollisti më i ri i Uest Hemit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, i cili prej kohësh ishte në kërkim të shërbimeve të brazilianit.
Uest Hem i ka paguar Lionit një shumë totale prej 60 milionë eurosh për të marrë shërbimet e Paketës, ndërsa Milani, do të përfitojë nga ky operacion, 15% të 43 milionëve siç ishte parashikuar në kontratë.
Arena e Lajmit