ZYRTARE/ Samir Ujkani kthehet te skuadra ku luajti vetëm 90 minuta gjithë sezonin

Samir Ujkani ka gjetur skuadrën e re, ose më saktësisht, ka rigjetur skuadrën e vjetër. Portieri i përfaqësueses së Kosovës, i cili ishte lojtar i lirë, ka firmosur për një vit në Serinë A, duke iu bashkuar përsëri klubit të Empolit.

ujkani

Portieri kishte qenë pjesë e këtij klubi edhe në edicionin e kaluar, duke luajtur në fakt vetëm 90 minuta në Kupën e Italisë, pasi ishte portieri rezervë i toskanëve. Klubi, pjesë e të cilit janë edhe Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli, ka bërë të ditur se edhe kontrata e re e Ujkanit ishte njëvjeçare, deri në verën e vitit 2023, ndërsa do të mbante përsëri numrin 22 në fanellë.

Portieri 34-vjeçar ka një karrierë mjaft të pasur në klube të ndryshme italiane si Palermo, Novara, Kievo, Xhenoa, Latina, Piza, Kremoneze, Torino e së fundmi Empoli. Gardiani i dalë nga akademia e Anderlehtit, ka luajtur edhe me klubin e Rizespor në Turqi.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Samir Ujkani kthehet te skuadra ku luajti vetëm 90 minuta gjithë sezonin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook