ZYRTARE/ Shpesh në qendër të kritikave, Bajerni merr vendimin për “Brazzo”

Hasan Salihamixhiç ka qenë shpesh në qendër të kritikave në vitin e fundit rreth mënyrës se si janë trajtuar disa lojtarë të cilët vendosën të largoheshin nga klubi, mes të cilëve edhe Levandovski. Por për bavarezët, nuk ka asnjë diskutim rreth tij dhe kjo u pa qartësisht me vendimin zyrtar për rinovimin e kontratës së boshnjakut.

salihamixhic

Klubi bëri të ditur se kishte rinovuar deri në vit 2026 më drejtorin aktual sportiv, duke i dhënë “Brazzo” mundësinë që të vazhdonte punën në klub për të diktuar strategjitë e reja të merkatos. Vendimi për rinovimin e tij u bë pas një mbledhje të bordit, me votim unanim.

“Hasan Salihamixhiç jep gjithçka për Bajernin 24 orë në ditë. Ai përfaqëson ADN-në e Bajenrit, vazhdimësinë dhe titujt”, u shpreh presidenti i klubit, Herbert Hainer pas zyrtarizmit të marrëveshjes.

Salihamixhiç e nisi te Bajerni si lojtar e më pas u kthye si drejtor sportiv në vitin 2017. Që nga viti 2020, Salihamixhiç është edhe pjesë e bordit drejtues të klubit bavarez.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Shpesh në qendër të kritikave, Bajerni merr vendimin për “Brazzo”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook