A mund të ishte parandaluar aksidenti tragjik në Sauk? Eksperti i sigurisë rrugore: Edukimi të nisë që në shkolla, të rinjtë nuk duhet të…

Islam Qibini

I ftuar sot në rubrikën “Opinion”News24, Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore, foli për aksidentin tragjik të ditës së djeshme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj.

Qibini tha se mënyrat që mund të evitohet një aksident i tillë, fillon që te edukata rrugore dhe kontrollet në autoshkolla.

“Duhet të fillojmë te edukata rrugore, që të nxisim të rinjtë që të njohin rrugët, tabelat. Duhet të kemi një bashkëpunim institucional. Duhet të ketë kontrolle në autoshkolla, ku të gjithë kursantët duhet të jenë të përgatitur. duhet theksuar që edukata fillon që në shkolla, duhet pasur një investim që në shkollë që fëmijët të kenë njohuri bazike për qarkullimin rrugor, si duhet drejtuar një mjet dhe ecjen e këmbësorëve. Kemi raste kur këmbësorët i presin rrugët urbaneve apo automjeteve e të tjera.ë BE, drejtuesit e mjeteve që kanë një vit leje, nuk mund të drejtojnë mjete me më shumë se 1200 kubikë. Duke parë mosha të reja problematike, duhet të shikohet heqja e patentës dhe bllokimi i mjeti”, tha Qibini.

Arena e Lajmit

A mund të ishte parandaluar aksidenti tragjik në Sauk? Eksperti i sigurisë rrugore: Edukimi të nisë që në shkolla, të rinjtë nuk duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook