Argjentinë –Francë, mes qytetarëve në sheshin “Skënderbej” edhe Erion Veliaj: Jam me Argjentinën, por sot fitoi Tirana. Restorantet e hotelet janë plot

Capture

Sheshi “Skënderbej” është mbushur me qytetarë të cilët po shijojnë finalet spektakolare të botërorit. Pjesë e tyre në Fun Zone është edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili në një prononcim për kameran e News24 ka deklaruar se është tifoz me Argjentinën.

Veliaj ka shtuar se kushdo që ta ngrejë kupën në fund të m,brëmjes së sotme, ajo që fiton është Tirana me shtimin e turistëve dhe fluksin e punëve për bizneset.

“E deklarova që jam me Argjentinën që në fillim të ndeshjes, tipikisht jam me Anglinë por ka disa kampionate që nuk ecën para. Ne shqiptarët fillimisht jemi më Shqipërinë, pastaj me Zvicrën e Italinë. Fakti që është sheshi plot, Tirana fiton është gjë e mirë për kryeqytetin. Ccdo aktivitet që sjell punë ne hotele restorante e taksi, është lajm i mirë. Sot fitoftë Argjentina, por vitin e ardhshëm fiton pa dyshim Tirana me shpalljen Kryeqyteti i Sportit.

Duam jo vetëm sportin elitar, por edhe atë komunitar për universite e shkolla. Do kemi një fokus këtu por edhe një super vëmendje për skuadrën olimpike, shpresoj që 22023 të inkurajojnë familjet të çojnë të rinjtë të trajnojnë fizikun dhe karakterin, të kuptojnë që jeta ka humbje e fitore.
Kemi një finale në Tiranë më 14 maj, e duhet të fitojë ekipi kampion”, ka deklaruar Veliaj.

Arena e Lajmit

 

Argjentinë –Francë, mes qytetarëve në sheshin “Skënderbej” edhe Erion Veliaj: Jam me Argjentinën, por sot fitoi Tirana. Restorantet e hotelet janë plot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook