“Banorët u gënjyen”, Tabaku për shembjen e pallateve tek “Myslym Keta”: IKMT goditi me forcën e pushtetit qytetarët e pafuqishëm

Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar për shembjen e pallateve tek “Myslym Keta”. Në një status në Facebook, Tabaku thekson se IKMT ka goditur banorët e pafuqishëm me forcën e pushtetit.

Statusi:

Mëngjesin e sotëm IKMT goditi edhe një herë banorët e pafuqishëm me forcën e #pushtetit!

Banorët e rrugës Myslym Keta, njësia 4, më thërritën muaj më parë dhe më shpjeguan se si #bashkia dhe #deputeti zonës së tyre nga mazhoranca kishin gënjyer për projektin e lagjes në fjalë.

#Banorët u gënjyen nga pushteti qendror dhe vendor. Aq sa sot gjenden mes 4 rrugëve dhe presionit të vazhdueshëm nga institucionet qeveritare për tu tërhequr nga e drejta e #pronës.

Banorët kërkojnë të drejtën e tyre të gëzojnë #pronën që po ua merr bashkia për të mos ua rikthyer. Për këtë të drejtë iu drejtuan #gjykatës.

Sot, është seanca e parë e gjyqit mes tyre dhe institucioneve shtetërore. Po sot, bashkia urdhëron shembjen pasi ka manipuluar letrat dhe banorët.

Pra çështja në gjykatë, banorët në protestë dhe kundërshti por dhuna sistematike edhe strukturore operon.

Këto janë shenjat e një qeverie autokrate që mendon se mund të blejë përjetësisht heshtjen dhe votën. Gabohen!

Arena e Lajmit

“Banorët u gënjyen”, Tabaku për shembjen e pallateve tek “Myslym Keta”: IKMT goditi me forcën e pushtetit qytetarët e pafuqishëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook