PSG nuk ka ndërmend të dorëzohet sa i përket objektivit të merkatos, Milan Skriniar.
Sipas asaj që raporton francezja “FootMercato”, bosi i parizienëve Naser Al-Khelaifi ka pasur një kontakt të drejtpërdrejt me presidentin e Interit, Stiven Zhang për të provuar që kjo tratativë të zhbllokohet.
Klubi francez ishte shumë pranë transferimit të mbrojtësit sllovak disa javë më parë, por kërkesë-oferta bllokoi këtë tratativë duke bërë që 27-vjeçari të qëndrojë të paktën për momentin në Milano me fanellën zikaltër.
Aktualisht me fanellën e Interit në këtë sezon, Milan Skriniar është aktivizuar në 3 ndeshje në Serinë A italiane, duke mos shënuar dhe asistuar dot asnjëherë.
– Arena e Lajmit