Mesfushori i talentuar i Juventusit, Nikolo Rovela pritet të jetë futbollisti i ri i Monzës.
20-vjeçari italian, i cili ka debutuar me “Zonjën e Vjetër” në këtë sezon ka arritur akordin me ekipin e Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit me një huazim të thjeshtë 1-vjeçar, për të pasur sa më shumë minuta në këmbë.
Italiani do të zbarkojë te klubi nga Lombardia pasditen e sotme, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratën me klubin e tij të ri.
Nikolo Rovela, aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit në Serinë A është aktivizuar në 3 ndeshje, të gjitha këto si zëvendësues.
Më parë, 20-vjeçari ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellën e Xhenoas në Serinë A.
– Arena e Lajmit