“Fondet për mbështetjen e të rinjve në biznes u shpërndanë për qoka”, Partia e Lirisë denoncon aferën e radhës: Djemtë e zyrtarëve…

Capture

Koordinatori në Partinë e Lirisë për Studentët dhe Universitetet, Kristian Kina, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp nga selia e PL.

Ai u shpreh se fondet e përcaktuara për të ndihmuar të rinjtë të hynin në botën e biznesit, janë shpërndarë nga Rilindja, tek zyrtarët dhe familjarët e tyre.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje të dashur bashkëqytetarë!
Me anë të kësaj deklarate për shtyp, gjejmë rastin të denoncojmë aferën e radhës të Rilindjes !

Të babëziturit tani po hanë edhe në kurriz të të rinjve!
As të rinjtë nuk paskan imunitet nga etja e pafre e kësaj bande në pushtet !

Fondet që ishin supozuar tu jepeshin të rinjve, Rilindja ua shpërndan zyrtarëve të vet !

Këtê vit, Ministria e Sipërmarrjes zhvilloi një thirrje të hapur për përfitim grantesh për projekte inovatore, për individë dhe biznese.

Datat e aplikimit ishin: 16 MAJ 2022 – 5 QERSHOR 2022.

Bazuar në Nenin 3, pika d) të këtij ligji “Startup”, kategoria mund të përfitonin nga këto fonde janë personat fizikë ose juridikë të regjistruar, të cilët, zhvillojnë një model biznesi, produkti apo shërbimi INOVATIV ose teknologjik TË VËCANTË.

Pra, supozohej që të rinjtë e talentuar, apo dhe intelektualet , me një ide biznesi të vecantë, të perfitonin një ndihmesë financiare për të çuar përpara idenë e tyre.

Kështu, ata do tē kishin një arsye më shumë që të qëndronin në Shqipëri, të implementonin idetë e tyre në plane biznesi dhe të garantonin një jetesë më të mirë !

Por…jo !

Edhe këtë herë, Rilindja nuk doli mbi pritshmëritë!

Ministria për Sipërmarrjen i shpërndau fondet, bazuar në klientelizëm, qoka miqsh dhe në konflikt të hapur interesi.

Djemtë e zyrtarëve jane ata që përfituan këto fonde parash!
Madje, ka rdhe raste kur nga e njëjta familje përfiton edhe babai, edhe i biri.

Edhe ky rast dëshmon për atë fenomen që mund ta quajmë me të drejtë: Klientelizëm Rilindas !

Rilindja i përbuzi përsëri të rinjtë e talentuar!

Në Konferencën Studentore të LRI, të zhvilluar ditën e mërkurë, Klejdi, student ekselent, mjaf i talentuar, na tregoi historinë e tij sesi kishte një ide biznesi. Filloi ta implementonte atë por që në muajin e dyte, për mungesë fondesh, falimentoi !

Eh,sa shumë si Klejdi ka ky vend…
Sa shumë të rinj të papërkrahur nga kjo qeveri klienteliste, gjejnë emigrimin, me gomone apo kamione, si të vetmen rrugë shpëtimi !

Madje, një nga qendrat e ekselencës për të tilla projekte është dhe bota akademike.
Sa shumë pedagogë aplikojnë për të tilla mundësi dhe rezultojnë të jenë jo-fitues nga Komisionet e Vlerësimit, pranë institucioneve qeveritare!

Cili është kriteri ?

Vetëm 1: Nepotizmi !

Kush ka mundësi më të madhe për të fituar nga keto grante?
Ai që ka lidhjet më të forta me qeverinë !

Boll me këto stile demoralizuese dhe diskriminuese !

Shqiptarët kanë nevojë për MERITOKRACI !
Të rinjtë e thjeshtë të ketij vendi kanë nevojē për PËRKRAHJE !

Çdo ditë, duhet luftuar dhe punuar, që më në fund Shqipëria tu përkasë të Rinjve ! 🇦🇱

Faleminderit !

Arena e Lajmit

“Fondet për mbështetjen e të rinjve në biznes u shpërndanë për qoka”, Partia e Lirisë denoncon aferën e radhës: Djemtë e zyrtarëve…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook