Interi duket se po përjeton një fund zhgënjyes në merkato, me disa nga objektivat që duket se po i largohen drejt klubeve të tjera ku i fundit në listë duket të jetë mbrojtësi i Dortmundit, Manuel Akanzhi.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, 27-vjeçari duket të jetë shumë pranë firmës me Mançester Sitin, me klubin angelez që do të paguajë 15 milionë euro për kartonin e tij.
Interi po shpresonte ta transferonte Akanzhin vitin e ardhshëm me parametër zero, plan që tani nuk është më i vlefshëm me zviceranin që do të startojë një aventurë të re në Angli.
Arena e Lajmit