Tifozët zikaltër prisnin dje zbarkimin e Françesko Açerbit në Milano, diçka që nuk ka ndodhur, pavarësisht se ishte lajmëruar.
Pengesë është bërë presidenti zikaltër, Stiven Zhang, që ka bllokuar gjithçka, pasi nuk është ende i bindur për transferimin e mbrojtësit 34-vjeçar nga Lacio.
Akordi për huazimin me të drejtë blerjeje i gjetur mes klubeve është ende i vlefshëm, por fjala e fundit do t’i takojë presidentit Zhang.
Pavarësisht ngecjes, Interi nuk ka një opsion tjetër ekonomik (kriteri kryesor i zikaltërve) dhe në këto ditë të fundit të merkatos, kur ka nevojë urgjente për një mbrojtës, pista “Açerbi” vështirë se mund të dështojë.
Arena e Lajmit