Kuqezinjtë harrojnë shijen e humbjes në “Mapei”, mësoni statistikat më të veçanta të sfidës Sasuolo-Milan

Sasuolo pret Milanin në “Mapei” për sfidën e javës së katërt të Serisë A. “Panorama Sport” zbulon për lexuesit e saj, statistikat më të veçanta të kësaj sfide.

sasuolo milan

– Në “Mapei Stadium” Milani fitoi titullin e 19-të sezonin e shkuar. Kuqezinjtë kanë triumfuar në 6 transfertat e fundit në shtëpinë e Sasuolos në Serinë A.

– Sasuolo dhe Milani përballen për herë të katërt në një ndeshje të Serisë A në kampionat: Sasuolo ka fituar 2 nga 3 precedentët (të dyja 2-1 në “San Siro” në janar 2015 dhe prill 2021), por humbi të vetme sfidë luajtur në “Maipei” (1-2 në korrik 2020).

– Pas barazimit 1-1 kundër Atalantës në Bergamo në javën e dytë të këtij kampionati, Milanit mund t’i mungojnë tri pikët në dy transferta radhazi të Serisë A për herë të parë prej shkurtit 2020 (në atë rast u mundën përballë Interit dhe barazuan kundër Fiorentinës).

– Milani ka rezistuar i pamposhtur në 19 ndeshjet e fundit të kampionatit (13 fitore, 6 barazime). Në epokën e kampionatit me 3 pikë për fitore, vetëm dy herë kuqezinjtë kanë regjistruar një seri me të paktën 20 ndeshje radhazi pa u mposhtur në Serinë A: 20 takime mes marsit dhe nëntorit 1999 me Zakeronin në stol dhe 27 ndeshje mes qershorit 2020 dhe janarit 2021 me Piolin.

– “Djalli” është viktima e preferuar për Domeniko Berardin në kampionat. Sulmuesi i Sasuolos ka shënuar 10 gola kundër Milanit, mes të cilëve 2 në katër sfidat e fundit, ndërsa nuk e gjeti rrugën e golit në 7 sfidat e mëparshme.

– Domeniko Berardi e Rafael Leao (8 gola dhe 8 asiste së bashku) janë dy prej tre futbollistëve që kanë marrë pjesë në më shumë gola në Serinë A gjatë vitit 2022 (16, po aq sa edhe Çiro Imobile).

– Olivie Zhiru ka shënuar një dopietë në të vetmen sfidë të tij kundër Sasuolos në Serinë A, pikërisht në javën e fundit të sezonit të shkuar. Sulmuesi francez nuk ka shënuar më shumë gola në kampionat kundër asnjë skuadre tjetër.

Arena e Lajmit


Kuqezinjtë harrojnë shijen e humbjes në “Mapei”, mësoni statistikat më të veçanta të sfidës Sasuolo-Milan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook