Moviola e Partizani-Laçi/ Vulosi rezultatin, VAR-i sërish vendimtar (VIDEO)

“Panorama Sport” ju sjell moviolën e sfidës së javës së dytë të kampionatit, Partizani-Laçi, e përfunduar me rezultatin 1-0, në stadiumin “Elbasan Arena”.

VR

39′ Skuka zbret furishëm drejt zonës, ka një kontakt me Mazrekajn dhe rrëzohet në tokë. Gjyqtari shkon ta kontrollojë në VAR dhe me të drejtë akordon penallti, të cilën nuk e akordoi direkt në moment.

84′ Lojtarët e Partizanit pretendojnë një penallti. Cara depërton në zonë dhe tenton pasimin për Da Silvën, me Turkajn, që e prek pak topin, por afërsia dhe fakti që nuk i ndryshon trajektoren topit, i jep të drejtë kryesorit Shahini, që vazhdoi lojën.

90+1′ Da Silva rrëzohet në një duel në zonë. Partizani pretendon penallti. Pamjet tregojnë se Da Silva ka simuluar dhe meriton karton të verdhë, të cilin gjyqtari ia kurseu.

Arena e Lajmit


Moviola e Partizani-Laçi/ Vulosi rezultatin, VAR-i sërish vendimtar (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook