Njëri dhunoi bashkëshorten, tjetri drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me patentë false, dy në pranga në Elbasan

Policia

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. C., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet A. K., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur. Gjithashtu, ky shtetas iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Arena e Lajmit

Njëri dhunoi bashkëshorten, tjetri drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me patentë false, dy në pranga në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook