Statistikat interesante të Inter-Kremoneze/ Zikaltërit, revansh pas humbjeve! Ja sa vite kanë pa dy disfata radhazi

– Interi ka fituar 11 nga 14 ndeshjet e Serisë A kundër Kremonezes (2 barazime, 1 humbje) dhe në gjysmën e rasteve e ka mbyllur ndeshjen me portën e paprekur.

IN KRE

Kremoneze ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e luajtura në “San Siro” në Serinë A (kundër Interit dhe Milanit), pikërisht ndaj zikaltërve më 10 maj 1992.

Interi ka fituar të teta ndeshjet e fundit të Serisë A kundër skuadrave të sapongjitura dhe vetëm një herë kanë regjistruar një seri më të gjatë fitoresh: 10 radhazi midis prillit 2002 dhe shtatorit 2003.

Zikaltrit, pas humbjes së parë në kampionat po ndaj Lacios sezonin e kaluar, regjistruan 14 ndeshje radhazi pa humbje (11 fitore, 3 barazime).

Interi nuk ka humbur dy ndeshje radhazi në Serinë A që prej marsit të 2020-ës, në atë rast kundër Lacios dhe Juventusit. – Kremoneze ka humbur tri ndeshjet e tyre të para për herë të parë në një sezon të vetëm të Serisë A.

Për herë të parë në Serinë A, Lautaro Martinez mund të marrë pjesë në të paktën një gol (mes golave dhe asisteve) në të katra javët e para të sezonit, pasi dhuroi një asist ndaj Leçes dhe ka gjetur 2 gola ndaj Specias dhe Lacios.

Portieri i Kremonezes, Ionut Radu, ka luajtur katër ndeshje të Serisë A me fanellën e Interit, duke e mbajtur portën të paprekur dy herë (2016 kundër Sassuolos dhe 2021 kundër Sampdoria) dhe duke pësuar 3 gola ndaj Romës dhe Bolonjës.

Arena e Lajmit


Statistikat interesante të Inter-Kremoneze/ Zikaltërit, revansh pas humbjeve! Ja sa vite kanë pa dy disfata radhazi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook