Erzeni nuk ndalet në merkato!
Klubi shijakas ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”teksa ka prezantuar mbrojtësin nga Kërçova, Xhelil Asani.
Mbrojtësi i majtë 26-vjeçar ka firmosur me klubin e ri dhe do të vijojë karrierën e tij futbollistike në Kategorinë Superiore.
Asani vjen pas eksperiencave që ka pasur në Maltë, Bosnje, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut, Rusi dhe Amerikë.
Asani ka qenë edhe pjesë e Bylisit në Kategorinë Superiore gjatë sezonit 2015-2016 dhe me Shkëndijen e Tetovës në Superligën e Maqedonisë së Veriut në 2017/2018.
– Arena e Lajmit