ZYRTARE/ Konte bën “pazar” në Bergamo, Totenhemi firmos me mbrojtësin e Atalantës

Kristian Romero është futbollist i Totenhemit me të drejta të plota.

ROMERO

Mbrojtësi argjentinas, i cili ishte pjesë e londinezëve sezonin e kaluar është transferuar plotësisht nga Atalanta te ekipi i drejtuar nga ish-trajneri i Interit dhe i Juventusit, Antonio Konte.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur në Londër për të paktën deri më 30 qershor 2027.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Totenhemit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen argjentinasit.

Më parë, 24-vjeçari ka qenë pjesë edhe ekipve si Xhenoa dhe Belgrano.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Totenhemit në Premier Ligë, Kristian Romero u aktivizua gjithsej në 22 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol, ndërsa në këtë aktualin në elitën e futbollit anglez ka luajtur në dy ndeshje pa mundur të shënojë dhe asistojë.

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Konte bën “pazar” në Bergamo, Totenhemi firmos me mbrojtësin e Atalantës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook