“Ai të bën të lumtur”, ish-ndihmësi i Murinjos lavdëron Uzunin: Ka arritur të ambientohet

Myrto Uzuni ishte protagonisti kryesor i Granadës në fitoren përballë Vijareal B në La Liga 2, duke shënuar një tripeletë. Ish-futbollisti i Realit, Aitor Karanka, i cili tashmë është dhe trajneri i Granadës, nuk i kurseu elozhet për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

karanka

“Ai është një djalë që të bën të lumtur kur gjërat shkojnë mirë për të. Sezonin e kaluar ai pati vështirësi deri sa arriti të ambientohej, pasi ai ishte mësuar të shënonte shumë më parë”, u shpreh 48-vjeçari.

Ish-ndihmësi i Murinjos te Reali kërkon që të ngrejë dhe njëherë Granadën në elitën e futbollit spanjoll, pasi sezonin e shkuar ra vetëm në javën e fundit.

Arena e Lajmit


“Ai të bën të lumtur”, ish-ndihmësi i Murinjos lavdëron Uzunin: Ka arritur të ambientohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook