Gara për kreun e SPAK/ “Përplasje e autokracisë dhe modelit amerikan”, deputeti i PD: Rama i çoi mesazh KLP-së kur tha që Kim do largohet

Sdfgshsghsfgh

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK dhe procesin pas kësaj zgjedhjeje, teksa ka thënë se gara për këtë institucion ka qenë një përplasje mes modelesh e jo merash, më konkretisht i modelit amerikan dhe atij autokrat të kryeministrit Rama.

Ai shtoi se Rama i çoi një mesazh anëtarëve të KLP-së duke i thënë që ambasadorja amerikane Kim do të largohej pasi kishin nisur procedurat për zëvendësimin e saj.

“Nuk ishte përplasje mes Ramës dhe Yuri Kim por përplasje mes modeleve të institucioneve, ambasada shpreh politikën e DASH dhe ishte aty për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, ndërsa Rama mbronte modelin autokratik. Përplasja ka qenë mes modeleve, jo emrave. Për interes të publikut kanë qenë 2 raste ku ambasada ka marrë pjesë në 2 procese. Kanë shkuar në zgjedhjet për komunitetin mysliman në Shqipëri për të frenuar frymën e Erdoganit dhe këtë herë për të ndaluar modelin e Ramës.

Shkaku është lufta karshi korrupsionit por përplasja ka filluar në 31 gusht të këtij viti, me largimin e drejtorit të policisë Gledis Nano. SHBA tha që ai ishte një partner i rëndësishëm i tyre. Më pas kishim 22 nëntorin, e vetmja ndërhyrje që ka bërë kryeministri është ajo e datës 7 dhjetor kur tha që ambasadores i kanë filluar procedurat për largim. Kjo është skandal më vete, ajo donte t’i jepte mesazh KLP-së që kjo ka ikur. Kur ajo tha që është këtu edhe për ca kohë ishte DASH që po fliste.

Nga 2016-2021 ka qenë një debat që ngarkonte opozitën për refuzim të reformës në drejtësi, sot është mazhoranca ajo që e ndalon reformën në drejtësi. Ti shkarkon një partner të fortë të tyre, çfarë pret? Ambasadorja i ka dhënë mesazh qeverisë që edhe nderi ka fat”, tha ai.

Gara për kreun e SPAK/ “Përplasje e autokracisë dhe modelit amerikan”, deputeti i PD: Rama i çoi mesazh KLP-së kur tha që Kim do largohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook