“Ka gjëra që Rama s’mund t’i mbulojë me një shfaqje koktejli”, deputeti i PD: Mjekët janë të diskriminuar, u është mohuar e drejta e…

Tritan Shehu

Gjatë takimit të Partisë Demokratike me Departamentin e Shëndetësisë në seli, deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se mjekët në vend janë të diskriminuar.

Ai u shpreh se PD-ja vazhdimisht ka zhvilluar takime me mjekët duke i mbështetur ata, teksa ka shtuar se rrogat e tyre qesharake dhe mohimi i të drejtës profesionale, janë gjera që s’mund të mbulohen gjatë një shfaqje kokteji që bëri Rama pak ditë më parë

“I nderuar kryetar, kolegë, mjekë, infermierë që jeni këtu. Departamentet tona kanë disa specialitete, të gjithë bashkë, pasi ky është sistemi shëndetësor dhe mjaft sensibilizuar për qytetarët. Për të ndihmuar në zhvillimin e sistemit shëndetësor, kemi organizuar shpesh takime të tilla. Gjatë pandemisë dhamë kontribut të rëndësishëm, po ata u diskriminuan. Rrogat e tyre qesharake, mohimi i të drejtës profesionale, gjera që s’mund të mbulohen gjatë një shfaqje kokteji që bëri Rama pak ditë më parë. Ndryshmi i kërkon vendosjen e dinjitetin e personelin mjekësor. Jemi përpjekur ti ndjellim këto çështje, duke luftuar dhe kemi vendosur të zgjerohemi në gjithë territorin e Shqipërisë dhe të kontribuojmë në sensibilizimin e mendimit publik”, u shpreh Shehu.

Arena e Lajmit

“Ka gjëra që Rama s’mund t’i mbulojë me një shfaqje koktejli”, deputeti i PD: Mjekët janë të diskriminuar, u është mohuar e drejta e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook