Mashtronte bizneset dhe u premtonte grante nga qeveria, lihet në arrest shtëpie ish-drejtoresha e mjedisit

Viola Sterjo

Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Viola Sterjo, ish-drejtoreshën e mjedisit që mashtronte bizneset duke iu premtuar grante nga qeveria. Gjykata ka pranuar ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërkohë po vijon procedura hetimore.

Gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëvë të saj të mitur.

Viola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”.

Sterjo mashtroi biznesmenë nga Korça dhe Pogradeci duke iu marrë shuma të mëdha parash deri në 160 mijë euro dhe iu premtonte që do t’iu siguronte subvencione nga AZHBR.

Mashtronte bizneset dhe u premtonte grante nga qeveria, lihet në arrest shtëpie ish-drejtoresha e mjedisit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook