Mbape në romancë me modelen transgjinore! Kush është Ines Rau, në moshën 16-vjeçare ndryshoi gjininë nga mashkull në femër

Kylian Mbape raportohet se është në një lidhje me modelen transgjinore Ines Rau.

kylian

Sulmuesi i PSG-së dhe modelja dyshohet se nisën romancën disa muaj më parë. Për herë të parë u panë së bashku muajin e kaluar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Më vonë, paparacët e fotografuan futbollistin me Ines Rau në një jaht. Megjithatë, asnjë prej tyre ende nuk ka reaguar ndaj thashethemeve.

ines rau kylian mbappe6

Ines, e lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë, është e njohur në të gjithë botën si modelja e parë transgjinore që pozoi në kopertinën e “Playboy” në vitin 2017.

ines rau7

Në moshën 16-vjeçare, iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar gjininë, por vetëm në moshën 24-vjeçare bëri publike historinë e saj.

Në vitin 2018, u publikua autobiografia e saj “Gruaja”, ku përshkroi shndërrimin nga burrë në grua.

ines rau4

“Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë jam totalisht grua”, tha ajo.

Ndërkohë futbollisti i Paris Saint-Germain ishte në një romancë me aktoren Emma Smet.

ines rau kylian mbappeines rau kylian mbappe2ines rau kylian mbappe5ines rau1ines rau2ines rau3ines rau4ines rau5ines rau6ines rau8

Arena e Lajmit


Mbape në romancë me modelen transgjinore! Kush është Ines Rau, në moshën 16-vjeçare ndryshoi gjininë nga mashkull në femër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook