Meta takim me përfaqësuesit e Këshillit të Diasporës: Mbështesim kërkesën e tyre për garantimin e votës në zgjedhje

321175710 846426643231979 5292406123823221425 N

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka pritur ditën e sotme përfaqësuesit e Këshillit të Diasporës, Mark Gjonaj, Anila Hyka Smorgrav, Rosario Petta dhe Brikena Muharremi.

Meta bëri me dije se mbështeti plotësisht kërkesën e tyre për garantimin e votës së diasporës në zgjedhje dhe i garantova se do të bëj çdo përpjekje për mundësimin e saj.

Sipas Metës përfshirja më aktive e diasporës në zhvillimin e lirive, në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen evropiane të vendit është shumë e rëndësishme.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, Anila Hyka Smorgrav, Rosario Petta dhe Brikena Muharremi.

Mirëprita dhe mbështeta plotësisht kërkesën e tyre për garantimin e votës së diasporës në zgjedhje dhe i garantova se do të bëj çdo përpjekje për mundësimin e saj.

Përfshirja më aktive e diasporës në zhvillimin e lirive, në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme.

Meta takim me përfaqësuesit e Këshillit të Diasporës: Mbështesim kërkesën e tyre për garantimin e votës në zgjedhje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook