Shembja e “Prestige Resort” bëhet çështje te Komisioni i Medias, Ina Zhupa: Kuvendi s’i ka çuar shkresë “Focus Media Group”, luftë ndaj medias!

Komisioni I Medias

Në mbledhjen e sotme në Komisioni i medias Ina Zhupa ka kritikuar ministren Elva Margariti se nuk është paraqitur në seancat dëgjimore kur janë thirrur.

Gjithashtu Zhupa është ndalur edhe tek shembja e paligjshme e “Prestigje Resort”, për të cilën ka thënë se shembja ishte një luftë kundë medias.

Ina Zhupa: Unë marr në shqyrtim median ajo që më intereson. A mund të dërgohen shkresa në mënyrë të përbashëkt. Sepse shkresat individuale nuk janë material pune. Unë kërkova seancë dëgjimore dhe ju thatë do të çojmë shkresa dhe më pas senacë dëgjimore. Sot jemi më datë 20 dhjetor, por unë e di që shtyrja është mbreti i sistemit të gjërave sepse më pas nuk ka më rëndësi tema. Ju duhet të qëndroni në nivelin e një deputeti që i qëndron kërkesave. Njëherë thoni po, pastaj ta shtyjmë dhe pak, se ndoshta harrohet.

Petro Koçi: Nuk merrem me fantazi politike. Lidhur me çështjen e shkresave, nuk kam kërkuar të mos i dërgohet letër subjektit që është prishur në bregdet kam thënë gjëni emrin e subjektit që është prishur dhe t’i dërgohet letra atyre. Është një biznes i caktuar që indirekt pretendohet se prek lirinë e medias. Nuk kam asnjë konflikt unë dërgon apo përgjigje, focus group. A është gjetur dot adresa dhe emri i subjektit që duhet dërguar një kërkesë.

Flutura Açka: Secili prej nesh ka të drejtë të bëjë një kërkesë.

Ina Zhupa: Në emër komisionit që të jetë dokument punë. I kam bërë letë ministrisë së Kultërs për Bejkon e shumë të tjera. Por këtu kemi rënë dakort , kemi thënë do të çojmë informacion.

Arena e Lajmit

Shembja e “Prestige Resort” bëhet çështje te Komisioni i Medias, Ina Zhupa: Kuvendi s’i ka çuar shkresë “Focus Media Group”, luftë ndaj medias!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook